Studentët nuk ndalen, njoftojnë vendimin e menjëhershëm

Në vendin tonë gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar protesta në të gjitha qytetet për shkak të rritjes së çmimeve. Ditën e sotme në protestë janë ngritur edhe studentët e Korçës.

Studentët e universitetit të Korçës ‘Fan S. Noli’ bojkotuan mësimin, si shenjë revolte kundër rritjes së çmimeve. Ata janë shprehur për mediat e pranishme se kjo do të jetë rezistenca e tyre ndaj rritjes së çmimeve.

‘Ju rrisni çmimet, ne rezistencën. mos të bëhet heshtja jonë gazi i botës’- shprehen ata.

Loading...