Gazetari flet për rritjen e çmimeve dhe zbulon sa muaj rezerva kemi: Nuk ka vetëm persona me iPhone në protestë

Analisti Enton Abilekaj, në panelin e të ftuarve në emisionin “Open”, tha se në protestën për rritjen e çmimeve kanë marrë pjesë të gjitha shtresat e popullsisë.

Sipas tij nuk po kuptohet pse çmimet e karburantit janë kaotike, ku njëra kompani e ka ndryshe nga tjetra.

Enton Abilekaj: Mund të ketë rezervë edhe për 3 muaj, por nuk preket dot pa shpallur shteti gjendjen e emergjencës. Duhet t’i biem në qafë që çmimet janë kaotike, pse ndryshojnë nga njëra-tjetra.

Qeveria duhet të kuptojë që ky çmim karburanti e prek dhe atë pjesë që nuk ka makinë.

Çmimi i karburantit reflekton tek buka, se të varfërit do preken në mbijetesë. Nuk ka vetëm persona me iPhone në protestë. Se janë rritur çmimi i vajit, i bukës e të gjitha. Protesta reflekton të gjitha shtresat e popullsisë që janë prekur.

Komenti i Abilekajt vjen pasi në daljen live të kryeministrit Rama në Facebook tha se ai mbështet qytetarët e thjeshtë, jo ata që kanë ardhur me x5 dhe me iPhon të fundit.

Loading...