Protestat/ Gruaja në Lushnje i del para kamionit: 10 mijë lekë që marr në ditë, nuk më del as për bukë

Si asnjëherë më parë, vendi është ndezur nga protesta në të gjithë vendin, ku kanë dalë në rrugë nga studentët, te fermerët apo taksistët.

E nisur si një protestë për uljen e çmimit të karburanteve, protesta tashmë është shtrirë në pothuajse të gjitha qytetet, dhe ka sjellë reflektimet e para dhe nga qeveria.

Në videon e mëposhtme siguruar nga Fax Neës, shihet sesi një grua, në protestën e zhvilluar sot në Lushnje, është e para që del përpara mjeteve për të bllokuar qarkullimin në rrugë.

Ajo tregon se është dashur që të shkojë në spital së bashku me vajzën e saj të mitur, me urban, për shkak se e ka të pamundur të përballojë çmimin e naftës, edhe pse e ka një makinë private.

Zonja tregon se e ka të pamundur që të paguajë 15 mijë lekë në ditë naftë, sa kohë që rroga e saj ditore është në nëj shifër më të ulët.

“Kam ardhur nga Divjaka, isha në spital me urban, ja ku i kam çelësat e makinës, por nuk shkoja dot, me 10 mijë lekë apo 15 mijë lekë në ditë që marrin ne, nuk mund të dalin as për bukë, jo më për naftë”, shprehet zonja në video.

Loading...