Edi Rama: ‘E doni ndryshe, ta bëjmë si Gjermania? Edi Rama: T’ua heqim taksën e naftës dhe t’ua vendosim te …’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme për protestën dy ditore që është duke u zhvilluar para ambienteve të kryeministrisë lidhur me rritjen e çmimit të naftës.

Rama teksa ka bërë një komunikim virtual me ndjekësit i ka pyetur ata nëse dëshirojnë që taksën e naftës ta vendos tek rrogat.

“Ka një arsye përse i kemi zero taksë për biznesin e vogël, ndryshe nga sa ndodh në Maqedoninë e Veriut që paguajnë 10 për qind. Nuk them se zgjidhja jonë është e përsosura. Cilat taksa qenka më të larta në Shqipëri se në vendet e tjera. Cilat? Pikërisht se kemi rroga më të ulëta dhe lëreni atë rroga në Shqipëri 300 mijë lekë, që është minimalja.

Dhe ka një pjesë të njerëzve që ka një rrogë minimale 300 mijë lekë, por ndërkohë qeveria subvencionon energjinë me 45 mln çdo vit për familjet që kanë të ardhur të ulëta. Nuk është rroga mesatare 300 mijë lekë në Shqipëri. Taksa mbi rrogat dhe biznesin e vogël janë të ulëta. Ta kthejmë në invers? Ta heqim taksën tek nafta dhe t’ju vendosim taksë mbi pagën siç e ka Maqedonia e Veriut, apo siç e ka Kosova, se nuk po flas për Gjermaninë që gjysmën e pagës e kanë taksë se llogaritë e të tjerëve bëhen kollaj.”- tha Rama.

Loading...