Simboli i natës së ndërrimit të viteve – Përsheshi me gjel deti,tradita shqiptare!

Receta e gjyshërve tanë,simboli i natës së ndërrimit të viteve.
Përsheshi me gjel deti është padyshim pjata kryesore e cdo familje shqiptare natën e Vitit të Ri. Edhe pse gjate viteve te fundit jemi prirur te anojmë pak nga gatimet e huaja (italiane, greke, turke etj), ne kete nate te vecante gatuajmë të njëjën recetë që kane servirur në tavolinë gjyshërit apo stërgjyshërit tanë. Dhe është bukur të ruash traditën, sidomos kur nje copëz e saj perfaqësohet nga ky gatim kaq i shijshëm dhe i vlerësuar kudo.

Perberesit per persheshin

1kg miell gruri

1 luge te vogel sode

kripe

uje

1/2 kg presh

mente te fresket ose te thate (nenexhik)

gjalp

lengun e gjelit te detit

Fillimisht ziejme gjelin e detit ne uje me kripe dhe lengun e tij e perdorim per te bere persheshin. Gjelin e fusim ne furre per t’u pjekur (koha e pjekjes varet nga madhesia).

Pregatisim kulacin me miell gruri, kripe, pak sode buke dhe uje derisa te perftojme nje brum pak sa te forte. E punojme mire me dore dhe e leme te pushoje per disa minuta perpara se ta fusim ne furre. E vendosim ne nje tave te rrumbullaket, e dekorojme siper me dhembet e nje piruni dhe e pjekim ne 200°C derisa te marre ngjyre te arte ne siperfaqe. E nxjerrim nga furra, e mbeshtjellim me nje pecete te paster dhe e leme te ftohet vertikalisht te mbeshtetur diku ne menyre qe te kulloje.

Ne nje tenxhere te madhe dhe te thelle (ku do te pregatisim persheshin), kaverdisim me gjalp preshin e grire holle, shtojme te brendshmet e gjelit te detit gjithashtu te prera ne copa te vogla dhe kur preshi te jete bere transparent hedhim lengun e gjelit te detit dhe menten e fresket apo te thate (nenexhik). Nderkohe coptojme shume imet kulacin dhe copezat e tij ia shtojme lengut te gjelit. E mbulojme persheshin me kapak dhe e leme te pushoje per afer 20 minuta derisa kulaci ta kete thithur komplet lengun. Ne perfundim e servirim te nxehte ne pjate bashke me nje cope gjel deti te pjekur.

Loading...