Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama i cili me anë të një statusi në “tëitter” deklaroi më herët se pas protestës kundër rritjes së çmimeve, fshiheshin persona të shpallur dhe të pashpallur non-grata.
Kryemadhi reagoi me anë të një statusi në “facebook” ku nëpërmjet një krahasimi të bërë mes deklaratës së Ramës dhe një deklarate të mëparshme të publikuar nga PD, doli në përfundimin se statuset ishin shkruar nga të njëjtët këshilltarë, duke akuzuar kështu kryedemokratin Basha dhe kryeministrin Rama për bashkëpunim.
Kryemadhi: Ai momenti kur qeverisë dhe kunat-opozitës ja shkruan statuset e njejta dorë. E dukshme rënia e kreativitetit prej këshilltarëve të huaj, që siç këshillojnë Vucic, këshillojnë edhe çiftin Rama-Basha si të manipulojnë deri në mpirje opinionin publik shqiptar.
Protestat që po zhvillohen janë dukshëm qytetare, jo partiake dhe përgjegjësinë për mbushjen e shesheve kryeministri mund ta gjejë duke parë veten në pasqyrë.