Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas akuzave të kreut të qeverisë Edi Rama, duke e akuzuar atë si organizator të protestave kundër rritjes së çmimeve në vend.
Në një postim në facebook, pak orë para protestës madhështore që është paralajmëruar në orën 11:00 në Tiranë, Berisha shkruan se sot e gjithë Shqipëria do të protestojë kundër narkoqeverisë, që ka ngritur çmimet, si të naftës edhe të produkteve të tjera.
Statusi i Berishës
Sot mbare Shqiperia proteston ne Tirane!
Kunder narkoqeverise per rritjen stratosferike te çmimit te naftes ne 2.2 euro ne kohe qe ne Maqedonine e Veriut fqinje shitet me 1.3 euro, dyfishimin e çmimit te vajit dhe ushqimeve te tjera si ne asnje vend tjeter as vet ne Ukraine!
Rrofte protesta! sb