Trupat ruse bombardojnë kolonën e evakuimit në Kiev, raportohet për të vdekur

Shërbimi i inteligjencës i Ukrainës thotë se shtatë civilë kanë humbur jetën pasi trupat ruse qëlluan në një autokolonë evakuimi.

Karvani po transportonte njerëz nga fshati Peremoha, në rajonin e Kievit.

Në një deklaratë, shërbimi inteligjent njoftoi: “Pas sulmit, pushtuesit i detyruan ata që mbetën të ktheheshin nga Peremoha dhe nuk po i lënë të dalin nga fshati”.

Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. /abcnews.al/

Loading...