Maluma pritet me makinën luksoze, ja veprimi i parë që bën në tokë shqiptare

Juan Luis Londoño Arias, këngëtari kolumbian i njohur ndryshe si Maluma ka mbërritur në Tiranë ku pas disa orësh pritet të performoj në sheshin “Nën Tereza”.

Maluma ka publikuar në rrjetin social Instagram dy foto nga mbërritja e tij në Tiranë.

Siç shikohet në foto këngëtari kolumbian është pritur me një makinë super luks, ‘Maybach-ut’.

Teksa ka publikuar foto brenda ‘Maybach-ut’ Maluma ka bërë tag Tiranë duke treguar për të gjithë fansat që e presin se ai tashmë është në vendin tonë.

Loading...