Pak ditë më parë Serbia njoftoi se ka bllokuar ekspertin e drithërave nga vendi i saj. Kosova dhe Shqipëria janë importeusit kryesorë të miellit dhe drithërave nga Serbia.
Presidenti i këtij shteti, Aleksandër Vuçiç, duke folur për krizën në Ukrainë dhe anomalitë në kërkesat për furnizim me lëndën e parë, tha shprehimisht se nuk do të lejojë që fqinjët të mbesin të uritur.
“Kemi marrë tashmë kërkesat e para nga Shqipëria dhe po punojmë për to. Por, nëse thua se Serbia do të ketë bukë, ndërsa Bosnje e Hercegovina jo, kjo do të thotë se as Serbia nuk do të ketë”, tha Vuçiç. Në një intervistë për median serbe “Dnevni Avaz”, Vuçiç sqaroi se Serbia ka rezerva gruri më shumë se sa i nevojiten.
“Natyrisht, ne kemi sasi të mjaftueshme të grurit për Serbinë dhe më shumë, por është e pakuptimtë të thuhet se diçka na mjafton, e që njerëzit fqinjë nuk e kanë. Në këtë drejtim, Serbia do të jetë e hapur. Kemi marrë tashmë kërkesat e para nga Shqipëria dhe po punojmë për to. Por, nëse thua se Serbia do të ketë bukë, e Bosnja dhe Hercegovina jo, kjo do të thotë se as Serbia nuk do të ketë”, tha Vuçiç.
Ky reagim duket se vjen pas deklaratës së lëshuar nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme se ky është momenti që të shihet se sa vlen Balkkani i Hapur, duke sfiduar Serbinë që të hapë tregun me Shqipërinë për sa i përket furnizimit me grurë.
“Të gjitha vendet po i mbyllin kufijtë, siç bënë me pandeminë. Kemi kompanitë tona të grurit dhe kanë 20 mijë ton të kontraktuara në Serbi dhe ne duam ta hapim këtë rrugë me diplomaci. Me Ballkanin e Hapur pra. Nëse vlen diçka kjo nismë, ja vlen tani. Ta tregojnë edhe ata, ta tregojë Serbia që janë po kaq seriozë për Ballkanin e Hapur, le ta hapin” tha Rama.