Plas sherri mes Haxhiut dhe Sokos: ‘Rama dhe raca e tij nuk hanë as vaj, as miell as oriz sepse ia paguajmë ne’

Emisioni “Opinion” është shoqëruar me debate mes analistit Baton Haxhiu dhe ekonomistit Pano Soko.

Shkak është bërë protesta për rritjen e çmimeve, e cila vijon prej një jave në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Haxhiu thotë se për momentin ku ka krizë dhe ekziston një konflikt në Europë nuk mund të organizohet protestë, ndërkohë që Soko ka thënë që askush nuk ia heq të drejtën për bukën e gojës.

Pjesë nga debati:

Baton Haxhiu: Ti vëlla si me qenë në Hënë, sikur nuk ekziston asnjë krizë, asnjë konflikt.

Pano Soko: Të ekzistojë, ne do ta mbajmë të dy barrën!

Baton Haxhiu: Kush ta jep këtë të drejtë ty në një moment të tillë, kur të gjithë janë në krizë, të organizosh protestë. Ku ke qenë ti kur ka qenë kriza e inceneratorëve? Ku ke qenë ti? Ku e ke pas ndërgjegjen?

Pano Soko: Çfarë e keni këtë mor vëlla. Ça e keni këtë? Të më heqësh të drejtën për bukën e gojës?! Bukën e gojës!

Baton Haxhiu: Shikoje ça ke veshur.

Pano Soko: Po, sepse Rama dhe raca e tij nuk hanë as vaj, as miell as oriz sepse ia paguajmë ne. Po pra, ia paguajmë ne.

Blendi Fevziu: Oriz ha ai!

Baton Haxhiu: A e ke parë Tiranën sonte i dashur. Kur protesta jote shkon për bukën e gojës, Maluma i ka 10 mijë vetë aty.

Pano Soko: Pse 10 mijë vetë është Shqipëria?

Baton Haxhiu: Desha të them absurdi i koncertit.

Loading...