Kryeministri Edi Rama, në një takim me biznesin e vogël foli për rritjen e çmimeve në vend , pasojat e luftës, ndërsa nuk la pa komentuar edhe protestat e zhvilluar në gjatë këtyre ditëve në vend.
Ai u shpreh se të protestosh është dinjitet, por në këtë kohë lufte është si shpresë për presidentin rus Putin.
“Duhet të kemi parasysh që rritja e befasishme e çmimeve dhe fakti që ka ndodh kudo nuk ka lidhje me qeverinë dhe qëndrimin e Shqipërisë ndaj luftës që është në komplet në front me sanksione. Serbia nuk ka vënë sanksione dhe ka të njëjtin problem me çmimet.
Të nxjerrin atë që nuk e nxorën dot për ka vite qëllimin ndaj qeverisë. Të protestosh është dinjitet, por të protestosh sot për një rritje çmimesh që është shkaktuar nga një luftë. Të dalësh sot t’i thuash njerëzve që fajin nuk e ka lufta, por qeveria është fiks si shpresa kryesore e Putinit. Këto protesta më mirë dhe bukur, si realizonte dot Kremlini vetë. Që do të thotë që të bësh punën e dikujt drejt tjetër, e një armiku të demokracisë, të lirisë së njerëzve, për të luftuar me qeverinë tënde në këtë Shqipërinë e vogël.”, tha Rama.