Të paktën 20 urdhërarreste janë lëshuar nga ana e SPAK për pronarë dhe drejtues të Call Centerave të cilët kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm europianë, përmes FOREX.
Mësohet se hetimet kanë nisur me kërkesë të palës gjermane, ndërkohë që operacioni po vijon në Tiranë dhe në Durrës.
Prej kohësh prokuroritë të ndryshme në vendin tonë janë duke hetuar në lidhje me aktivitetin e kompanive të Call Center, pas sinjalizimeve nga jashtë se kryhen mashtrime me shuma të mëdha parash me shtetas të vendeve të BE.
Duke qenë se aksioni është ende në vijim, ende nuk dihen identiteti i personave që janë vënë në pranga.
Si nisën hetimet nga SPAK– Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se etimet e Spak kanë nisur pas një letërporosie e cila është dërguar nga Prokuroria Gjermane ku thuhet se shtetasve gjermanë iu janë marrë shuma të majme parash dhe nuk iu janë kthyer më.
Personat e arrestuar janë administratorë dhe team lider të call centareve që operojnë në kryeqytet. Mësohet se operacioni ka nisur ditën e djeshme nga struktura antikorrupsion.