Qytetari proteston i vetëm në Gjirokastër

Protesta e madhe kundër rritjes së çmimeve, pritet që të mbahet të shtunën, 24 orë përballë Kryeministrisë. Por sot në Gjirokastër, një qytetar ka dalë në protestë i vetëm.

Ai fton të tjerë protestues të pakënaqur që të marrin fjalën, por sheshi është bosh. I riu tha edhe se do të vijojë të protestojë çdo ditë, edhe sikur të mbetet i vetëm.

”Kjo është një vjedhje masive që na bëhet nga oligarkët. Nga miqtë e Edi Ramës që kemi zgjedhur vetë. Ju dua të gjithëve në shesh, kush është i pakënaqur, kush ka dëshirë ta marri fjalën është i lirë ta marri. Protesta nis sot edhe do të vazhdojë çdo ditë edhe fill i vetëm këtu do të mbetem çdo ditë”.

Loading...