Ja çfarë po planifikon të bëjë ish-konkurrenti i BBV

Ish-konkurrenti i ‘Big Brother VIP’, balerini Tan Brama është një nga personazhet më të pëlqyer të publikut shqiptar, i cili gjithmonë surprizon me stilin, batutat, por së fundmi, edhe me projektet e tij më të reja!

I ftuar në “Rrugëtime me Anilën” koreografi është shprehur se ka planifikuar të jetë pjesë e tregut muzikor shumë shpejt. Ai tha se ka xhiruar edhe një këngë që do publikohet në fund të muajit.

Për ata që nuk e dinin, Tani rikujtoi se në 2004 ka publikuar këngën e tij të parë dhe që atëherë filloi t’i pëlqente muzika.

“Tani do këndoj vetë tani se boll kërceva për të tjerët. Në 2004 bëra një videoklip dhe tani do i rikthehem sërish këngës. Është kënga e dytë që kam bërë me video dhe akoma nuk ka dalë. Kënga do jetë gati në fund të muajit.

Mora pjesë në Top Fest, bëra edhe videoklipin dhe doli shumë bukur. Filloi të më pëlqente kënga që atëherë. Por kam kërcyer që të shfaqja talentin tim në kërcim. Ka qenë e vështirë që atëherë të gjeje këngë që përshtateshin me këto kërcime.”

Sa i përket marrëdhënies që ka me personazhet e famshme me të cilët bashkëpunon, Tani zbuloi se ka zgjedhur të jetë profesionist dhe mos të bëjë miqësi me të gjithë.

“Unë bashkëpunoj por nuk krijoj marrëdhënie të tepërta. Mbaroj punën dhe kaq. Nuk jam tipi që do ulemi për kafe etj. Duket sikur mbaj shoqëri që të më marrë prapë në punë. Mbaj marrëdhënie me ata që i njoh prej 20 vitesh si Stine, Flori, etj.“

Loading...