Ministria e Jashtme ka reaguar ndaj mohimit të sulmit ndaj konsullatës shqiptare në Kharkiv.
Pëmes një njoftimi zyrtar, ministria e konsideron “lajm të rrem” deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë se nuk kishin bombarduar konsullatën tonë në qytetin veri-lindor të Ukrainës.
“Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv.
Pamjet e shembjes flasin vetë. Ky shkatërrim i ambienteve si dhe i dokumenteve në arkiva është një shkelje flagrante e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dezinformimi dhe lajmet e rreme për këtë sulm janë të papranueshme!”, shprehet ministria.
Vijon…
Loading...