Nga 1 janari 2019, rritje e pagës minimale në 26 mijë lekë

Nga data 1 janar 2019, paga minimale në shkallë vendi rritet në 26 mijë lekë nga 24 mijë lekë që ishte më parë.

Kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi sot në konferencën për shtyp të fundvitit, se “qeveria ka vendosur të rrisë pagën minimale nga 24 000 lekë në 26 000 mijë lekë në muaj”.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.

Në vendim përcaktohet se “paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë”. /ATSH

Loading...