Nga 1 janari, nënat e fëmijëve të porsalindur përfitojnë bonusin e bebeve

Nga data 1 janar 2019, të gjitha nënat e fëmijëve të porsalindur përfitojnë bonusin e bebeve.

Kryeministri i vendit Edi Rama, u shpreh sot në konferencën për shtyp të fundvitit, “në këndvështrimin tim, pjesa më e bukur e gjithë kësaj përpjekje është fakti që ne krijuam mundësinë për të paguar drejtpërdrejtë me një bonus mirëseardhje në jetë, të gjitha bebet që do të lindin në Republikën e Shqipërisë”.

Kryeministri tha se, “duke kaluar nga bonusi 50 mijë lekë të vjetra, bonus i vendosur qysh në kohën kur unë isha kryetar i bashkisë Tiranë dhe pastaj i mbetur po në atë nivel, tek bonusi 400 usd për fëmijën e parë 800 usd për fëmijën e dytë”.

“Dhe për të qenë të qartë, vijoi Kryeministri, kur janë dy fëmijë që vijnë përnjëherë marrin të dy 800 usd dhe kur janë tre fëmijë menjëherë marrin të tre 1200 usd”, – theksoi Kryeministri Rama. /

Loading...