Polumbarët gjejnë në minutën e fundit trupin e pajetë të peshkatarit

Ndërsa kishin vendosur të hiqnin dorë nga kërkimet për peshkatarinë mbytur, per shkak te temperaturave te uleta, polumbarët kanë arritur ta gjejnë atë në minutat e fundit në liqenin e Bradomirës në Pogradec. Ai është 50 vjecari Ramazan Kojtari.

Dy peshkatarët dolën në Liqenin e Bradomirës një ditë më parë për të peshkuar, ndërsa humbën jetën Arben Pupa, 50 vjeç, banues në fshatin Bletas, trupi i të cilit është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit si dhe Ramazan Kojtari, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë.

Kërkimet për trupin e pajetë të Kojtarit nisën mëngjesin e sotëm dhe pas 2 orësh kërkime trupi i Kojtarit u nxorr nga polumbarët e RENEA-s.

Loading...