Buka peshon shumë më pak nga sa duhet të jetë realisht/ Rama në një prej furrave të bukës: ‘Hajt’ peshoje ta shohim.Kjo qenka 700 gram’

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren Delina Ibrahimaj ka dalë sot paradite në lagjet e Tiranës për të parë cmimet në market dhe furra buke.
Gjatë vizitës në një prej furrave të bukës, Rama dhe ministrja panë me sytë e vetë si vidhen dhe mashtrohen për ditë shqiptarët, pra buka peshon shumë më pak nga sa duhet të jetë realisht.

Rama zgjodhi një bukë masive të bardhë dhe që normalisht duhej të peshonte 1 Kg, cmimi i të cilës është 120 lekë, por ajo peshonte vetëm 700 gramë.

Shitja e furrës u vu shumë në siklet, por Rama si mjeshtër i situatave të tilla e kaloi me shumë marifet dhe bëri reagimin që ajo s’e priste.

Edi Rama: Hajt’ peshoje ta shohim. Masivja e bardhë? Kjo qenka 700 gram. Rëndësi ka që të jetë lëvizje e vogël, e natyrshme. Se është edhe psikologjike ëëëë. Është psikologjike. Janë të stresuar klientët.

Punonjësja: Na e kanë paraqitur dhe ne këtë shqetësim,po ja peshoren ta peshojnë. Sipas ligjit buka duhet të ketë peshën standarde 1 kg, por thuajse në të gjitha furrat në Shqipëri peshon shumë më pak se kaq.

Loading...