Nuk mungojnë kurrë lajmet për automjetet luksoze të politikanëve. Veshjet, çantat, aksesorët e tyre janë në fokus të mediave, duke shpalosur shpesh edhe shifrat e çmendura që kanë.
Por, ky rast është krejt ndryshe. Ka edhe nga ata deputetë që nuk kanë makinë, ose të paktën në Kuvend nuk vijnë me makinë. Ashtu si shihet, deputeti i qarkut Fier Ismet Beqiraj, ka mbërritur me taksi.
I veshur thjesht dhe me nxitim ai pasi ka zbritur nga taksia, i është drejtuar sallës së Komisioneve. Deputeti me profesion inxhinier, është një ndër emrat më të vjetër në strukturat e PSsë, megjithatë ai nuk përngjan thuajse aspak me kolegët, që jo vetëm kanë makinë luksoze, por edhe shoferë.
Loading...