Lajm i fundit/ Aksident i rëndë, plagosen 16 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Grabancië, në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit të ndodhur sonte, kanë mbetur 16 persona të lënduar.

FOTO ILUSTRUESE
Për Gazetën Express, Gashi ka thënë se në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 19:00, të përfshira kanë qenë katër vetura.

Tre prej të aksidentuarve, kanë marrë lëndime më të rënda.

“Po, tre nga 16 të aksidentuarit, kanë marrë lëndime më të rënda dhe janë përcjell për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë se me informacionet e deritanishme, të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetë.

FOTO ILUSTRUESE
“Është herët të themi, por deri tani, nga informacionet që kam, të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetë”, ka theksuar Gashi.

Sipas zëdhënësit të Policisë, asnjëri prej të aksidentuarve nuk është përcjell drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërkohë që shumica e të aksidentuarve po trajtohen në QKMF-në “Nënë Tereza” në Klinë./Gazetaexpress

Loading...