Nga 1 janari, ulje e taksës nga 15% në 5% për biznesin e vogël

Ulja e taksës për biznesin do të çojë ekonominë tonë drejtë punësimit dhe vetëpunësimit”, – tha sot Kryeministri Edi Rama, duke deklaruar se nga 1 janari bizneset që paguanin deri më sot 15% do të paguajnë 5%

Kryeministri Rama tha se “bizneset që bëjnë 80-140 mijë dollarë xhiro, gjendet një nga fashot më aktive të ekonomisë tonë në drejtim të punësimit dhe të vetëpunësimit. Ajo pjesë e biznesit që deri tani konsiderohej i mesëm dhe i madh dhe që nga 1 janari do zbresë trefish në taksa. Deri sot ka paguar 15%, nga 1 janari do paguajë 5%, që do të thotë që 91% e atyre që merren me biznes në Shqipëri paguajnë vetëm 5% taksë, kjo është një taksë që nuk e ka asnjë vend i rajonit tonë”.

“Rajoni varion 9-10% ndërsa ne e kemi 5% për 91% të sipërmarrjes dhe 15 për pjesën tjetër ata më të mëdhenjtë”, – u shpreh Kryeministri. /ATSH

Loading...