Vajzat i premtojnë një jetë të re, nëna refuzon: Kam frikë, nuk dua të…

Në 90-vjetorin e saj, nënë Dituria është ftuar në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan nga dy vajzat, Irma dhe Suzana. Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”, ato shprehën jo vetëm urimin e tyre, por dhe dëshirën që nëna të lërë pas jetën në Shqipëri për t’iu bashkuar Suzanës në Amerikë. Pema, vajza me të cilën Dituria jeton, është invalide dhe deri më tani ka qenë meraku i saj më i madh, por Suzana ka sistemuar gjithçka që t’i marrë të dyja me vete.

Irma: Të sollëm këtu, në radhë të parë për të të falënderuar për të gjitha çke bërë për fëmijët e tu. Je një nënë e nderuar dhe e respektuar kudo që ke qenë i ke lënë vend vetes, të respektojnë të gjithë njerëzit. Ne të duam pafund, të duam të gjithë. Ta gëzosh ditëlindjen, të na rrosh edhe shumë vjet akoma kështu siç je. Dhe për një gjë tjetër akoma më të madhe, për të të dhënë një premtim që e ka thënë kjo motër e vogël, që Pemën mos ta kesh merak.

Suzana: Tani shyqyr, Pema e mori vizën dhe ti e di që unë do e marr, por bashkë me Pemën, unë dua të të marr dhe ty. Të vish atje, të rrimë bashkë, sa ta ketë dhënë Zoti për ty, por për Pemën ti të ikësh pa merak fare sepse ajo do marrë kartën e gjelbër dhe ti e di si e mbaj unë, Irma, djemtë. Nuk do e lë vetëm te unë që ta marrë malli, do ta çoj edhe te djemtë se do i ketë dokumentet të udhëtojë lirshëm. Por a më premton që do vish edhe ti, të rrish me mua deri në fund se këtu je vetëm?

Dituria: Nuk e di.
Ardit Gjebrea: Pse?

Dituria: Sepse ka vajtur shumë gjatë jeta ime dhe kam frikë.

Ardit Gjebrea: Nga se? Nga avioni?

Dituria: Jo nga avioni s’kam frikë fare, por kam frikë se mos vdes në Amerikë dhe nuk dua.

Pavarësisht këmbënguljes dhe përpjekjes nga vajzat dhe moderatori Ardit Gjebrea për të nxitur Diturinë të pranojë kërkesën e tyre, duket se kjo çështje momentalisht do të ngelë vetëm një konsideratë në mendimet e së moshuarës./tvklan.al

Loading...