Analisti Mentor Kikia deklaroi se Sali Berisha ka mundësinë të shkruajë historinë në PD, pas largimit të Bashës.
Ai tha se Berisha duhet të mos kandidojë, në të kundërt Rama do të marrë dhe mandatin e katërt.
Sipas tij nëse Berisha vendos të qëndrojë atëherë edhe Basha do të jetë brenda PD-së për të vijuar luftën kundër tij.
‘Berisha krijoi një tjetër elektorat brenda PD-së. Berisha dhe Basha krijuan një tjetër elektorat gri, që nuk besojnë as njërin e as tjetrin, pra Berisha duke mos marrë votat gri të demokratëve, nuk merr as votat gri mes PD-së dhe PS-së.
Nëse Berisha nuk ikën Basha do të vazhdojë të jetë pjesë e asaj partie për të luftuar Berishën. Nëse Berisha ikën vetëm atëherë këtu hapet një lojë e pastër.
Nëse Berisha nuk ikën atëherë zyrtarisht PD është një funerl pa shans. Nëse Berisha nuk ikën do të ketë luftë anti-Berishë, që do të thotë Edi Rama në mandatin e katërt për të zezën tonë. Historia është në dorë të Berishës, Berisha i ka shanset sot’, tha Kikia në ‘Log.’