Arrestimi i Elsa Lilës, gazetari i njohur ‘plas’ deklaratën e fortë: S’kemi b*thë për të folur, po e dimë me urdhër të kujt u vra nëna e saj!

Arrestimi i këngëtares Elsa Lila dhe reagimet që u bënë në vendin tonë pas këtij lajmi, ishin sot tema e diskutimit në emisionin ‘Rrugëtim me Anilën’.

Gazetari Milaim Zeka tha se sulmet ndaj saj janë të patolerueshme dhe se moral po bëjnë disa personazhe që ndërrojnë nga 7-8 biznesmenë për një videoklip.

Alban Duraj (avokat):

Duke qenë se jemi akoma në fazën e hetimeve, pra prokuroria italiane nuk e ka çuar çështjen në gjyq, nuk kemi një vendim gjyqësor të formës së prerë dhe kodi penal sanksionon që përderisa nuk kemi një vendim gjyqësor të formës së prerë, çdo person nën hetim apo çdo person i pandehur, merret i pafajshëm.
Sa i përket një opinion personal, patjetër që ndjej keqardhje për shkak të asaj që Elsa ka dhënë për Shqipërinë në momente të vështira, pra na ka bërë krenarë për jetën e saj artistike në Itali, qoftë edhe në Shqipëri. Ne duhet të presim hetimet.

Deri tani dyshohet se është përfshirë në një grup kriminal, kemi një urdhër arresti që është dhënë jo në prezencë të saj dhe jemi ende në fazën e hetimeve. Akoma nuk është marrë në cilësinë e të pandehurës.

Përderisa nuk ka ende një vendim të formës së prerë nuk duhet të jemi të ashpër, jo vetëm për Elsën, por për këdo që ka kryer një vepër penale. Se çfarë do të ndodhë në qoftë se gjykata do të japë pafajësi për Elsën? Prapë do bëjmë emisione për t’i kërkuar falje.

Loading...