Ish kryeministri Sali Berisha ka mohuar edhe njëherë tërheqjen e tij nga gara për në krye të PD.
Në një deklaratë për mediat në oborrin e Parlamentit, Berisha tha se grupi parlamentar është institucion i plotë operativ në PD ku mund të zhvillohet debati për bashkimin.
“Unë po takoj dhe një proces i mrekullueshëm po ndodh në bazë. Po takoj kryetarë që deri dje kanë qenë në takimin që patën me Bashën.
Anëtarësia dhe të gjithë janë me 6 marsin. Largimi im? Me bllof nuk luhet, me atë luan vetëm një dyshe që kalon nga një studio në tjetër. Grupi parlamentar të mblidhet, kemi një, nuk kemi dy. Skandal ajo e Gaz Pajës, është skandal.
E papranueshme! Nuk kam asgjë për dhuntitë artistike, por këto të tjera kanë lidhje me veset më të këqija të njeriut”, tha Berisha.