Einxhel dhe Dagz janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku, edhe pse “Big Brother VIP” ka mbaruar.
Së fundmi, ata kanë treguar se gjërat mes tyre janë bërë serioze, madje dhe familjare. Të ftuar në “Natën me Aulonën”, çifti treguan edhe një shaka që bëjnë mes tyre, sikur gjithçka është lojë.
“Ne gjithmonë e bëjmë një shaka mes vetes që 1 muaj do rrimë që të duket se e kemi pasur seriozisht lidhje brenda”, tha Dagz.
Ndërsa Einxhel ia priu: “Në fillim tha vetëm dy javë, rrimë nja dy javë tha që të mos mërziten njerëzit, pas dy javësh ndahemi. Ok, i thashë, ashtu e bëjmë. Sigurisht që kjo ishte shaka, pa diskutim. Pas nja dy ditësh që po rrinim bashkë, më thotë e mban mend që të thashë atë muhabetin e dy javëve, a e bëjmë 1 muaj se nuk jam gati të ndahem? E forta ka qenë kur i kemi thënë Semit ne nuk jemi të lidhur me vërtetë, gjithçka është një lojë, e kemi bërë për lojë. Ngeli ajo”