Moderatorja Rudina Magjistari bën ‘gafën’ e radhës

Moderatorja Rudina Magjistari ka zgjedhur që në një puntatë të emisionit të saj të trajtojë krizën ekonomike në vend dhe të japë disa këshilla për kursimin e karburantit.
Në një video që tashmë po bëhet virale në rrjetet sociale, Magjistari dëgjohet të thotë edhe mënyrën se si qytetarët mund të kursejnë karburant. Sipas saj, kjo gjë bëhet duke mos shtypur frenat, për të frenuar….

“Mund të përgjysmoni konsumimin e karburantit duke ndjekur këto rregulla, mos frenoni duke shtypur frenat,”- thotë Magjistari, frazë kjo që është bërë kryefjala e faqeve të meme-ve.

Kjo nuk është hera e parë që Rudina Magjistari bëhet virale në rrjet për gafat e saj. Urojmë që ndjekësit të mos ia dëgjojnë këtë këshillë…

Loading...