Jens Stolenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka dalë në një deklaratë për mediat, pas samitit të aleancës që u mbajt sot në Bruksel, me pjesëmarrjen e liderve të të gjitha shteteve.
Stolenberg tha se NATO do të ndihmojë Ukrainën me armë, por edhe financiarisht, është duke u shqyrtuar si mundësi.
Pjesë nga fjala e Stolenberg:
Do të shtojmë stërvitjet tona ushtarake, liderët e vendeve anëtare, vendosën që të japin më shumë mbështetje Ukrainës, do të vijojmë që ti japim mjete të sofistikuara, nuk do të përjashtojmë as dhënien e ndihmës financiare, dhe për luftën kibernetike, apo atë biologjike, dhe çdo agresion tjetër që mund të vijë nga Rusia.
Ne kemi përgjegjësinë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti për vendet e tjera të rajonit. Do të japim mbështetje për Gjeorgjinë dhe Bosnje Hercegovinës, i bëjmë thirrje Kinës që të mos i japë ndihmë Rusisë, do të punojmë për një marrëveshje për paqen.
Politika jonë është ajo e dyerve të hapura për vendet që duan të bëhen pjesë e NATO-s. Ka ndryshuar e gjithë prespektiva e sigurisë.