24-vjeçarja nga Shqipëria, prej javësh renditet e para në te gjithë Europën dhe tashmë pozicionohet në krye të listave edhe në SHBA.
Sipas Billboard, shitjet e këngëve të saj kanë qenë masive, duke u bërë shqiptarja e tretë që arrin këtë sukses, pas Dua Lipës, Rita Orës dhe Era Istrefit.
Ava Max e ka emrin e vërtetë Amanda Koçi dhe lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është vajza e një çifti shqiptar nga Saranda.
Kantautorja Ava Max është shprehur e surprizuar për mediat angleze duke nënvizuar se talentin e ka të trashëguar nga mamaja e saj shqiptare e cila ka qenë këngëtare operistike.
24-vjeçarja e cila është pjesë e shtëpisë diskografike Warner njësoj si Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa është tashmë duke punuar për të publikuar sa më shpejt albumin e saj të parë.