Nga Varshava nga ku po mban një fjalim, presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar liderin rus Vladimir Putin që “as të mos e mendojë që të afrohet në territorin e NATO-s”.
Gjatë fjalës së tij, presidenti amerikan tha po ashtu se sanksionet janë e vetmja gjë që do ta bëjnë Moskën të ndryshojë drejtimin.
Sipas presidentit amerikan, të gjitha demokracitë e botës e kanë përgjegjësi që ta ndihmojnë Ukrainën, kurse për Rusinë, “lufta ka qenë një dështim strategjik.”
Për Joe Biden, lideri rus e ka llogaritur keq përgjigjen e ukrainasve dhe për këtë arsye Putin ka treguar “se nuk është student i mirë i historisë”.
Po ashtu, presidenti amerikan tha se nuk beson që qytetarët e zakonshëm rusë e mbështesin luftën.