Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” është rikthyer më në fund, këtë herë në një televizion tjetër, nga Neës 24 tek Abc News, por misioni mbetet i njejtë të ndihmojë dhe të bëjë të lumtur shumë familje shqiptare.
I tillë ka qenë dhe rasti i trajtuar dje, që i përloti të gjithë, si të pranishmit në studio por edhe njerëzit që e ndoqën nga ekrani. Vogëlushi i quajtur Rubin, ka prekur zemrat e shqiptarëve, pasi nuk dëgjonte.
Familja e 7-vjeçarit kërkoi ndihmë ë tek “Shqiptarët për Shqiptarët”, të cilët janë përgjigjur duke mundësuar operacionin e Rubinit. Pas ndërhyrjes në Spitalin Amerikan në Tiranë, Rubinit i është kthyer dëgjimi.
E ëma e Rubinit, mes lotësh dhe emocionesh të shumta tregon mes zërit që i dridhet se si ëndrra e saj më e madhe, lutja që bënte cdo natë, erdhi dita dhe momenti që më në fund iu bë realitet.
Gjatë emisionit live në “ABC” dhe “T7”, Rubini ka treguar se dëgjimin tashmë e ka mjaft të mirë. Elvisi dhe Sidriti i kanë bërë pyetje Rubinit, i cili u është përgjigjur të gjithave. Gëzimi në sytë Elvisit dhe Sidrit nuk ka koment dhe fjalë për ta përshkrruar.
Në fund Rubini merr një dhuratë speciale, një makinë lodër të cilën e kishte shumë dëshirë. Ai tani do ketë mundësi të dëgjojë dhe të jetë njësoj si gjithë bashkëmoshatarët e tij.