Zelensky tregon emrin e liderit europian që po e ndihmon më shumë në luftën kundër Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka lavdëruar Boris Johnson dhe Britaninë e Madhe për reagimin e saj ndaj pushtimit rus.
Në një intervistë me revistën Economist, ai tha se “Britania është padyshim në anën tonë” dhe “nuk po kryen një akt balancues”.

I pyetur nëse Johnson është më i etur për të dërguar armë sesa presidenti i Francës Emmanuel Macron, Zelenskyy u përgjigj: “Po. Për të qenë i sinqertë, Johnson është një udhëheqës që po ndihmon më shumë.”

“Udhëheqësit e vendeve reagojnë sipas mënyrës se si veprojnë zgjedhësit e tyre. Në këtë rast, Johnson është një shembull.”

Zelenskyy dhe Johnson kanë qenë në kontakt të rregullt përmes telefonit gjatë pushtimit.
Presidenti ukrainas i vendosi vendet e huaja në kategori, duke filluar nga ata që duan që konflikti të përfundojë shpejt me çdo mjet, në mënyrë që të mund të mbajnë akses në tregjet ruse deri tek ata që mbështesin popullin ukrainas që “duan që lufta të përfundojë shpejt me çdo kusht”.

“Britania është padyshim në anën tonë. Ajo nuk po kryen një akt balancues. Britania nuk sheh asnjë alternativë për daljen nga situata,” tha ai.

“Britania dëshiron që Ukraina të fitojë dhe Rusia të humbasë, por unë nuk jam gati të them nëse Britania dëshiron që lufta të zvarritet apo jo”.

Loading...