Ukraina do të padisë të gjithë ata që financuan vrasjen e qytetarëve të saj. Kështu ka deklaruar këshilltari i Zelensky, Oleg Ustenko, sipas skynews
Oleg Ustenko, një këshilltar ekonomik i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka kritikuar vendet dhe bizneset që ende përdorin naftën ruse. Ai tha se pavarësisht embargos së Amerikës ndaj naftës ruse, Europa ende po përdor gazin dhe naftën ruse.
Australia, Britania e Madhe, Kanadaja dhe SHBA-ja kanë vendosur embargo të plotë të naftës ruse, por 27 anëtarë të BE-së janë ende të dyzuar.
“E gjithë bota e civilizuar po përpiqet ta ndalojë këtë luftë, por në të njëjtën kohë, po dërgon para për të financuar këtë luftë”, tha Ustenko për Sky News.
Duke e përshkruar situatën si “papranueshme”, ai tha: “Ne do të padisim të gjithë ata që kanë financuar vrasjen e njerëzve tanë.”
Ustenko tha se forcat ruse kanë “shkatërruar plotësisht” qytetin port të Mariupolit, ndërsa qytetet e Chernihiv dhe Kharkiv janë shkatërruar deri në 70%.