Rusia dhe bombardimet e saj në Ukrainë prej javësh janë kryefjala e botës.
Mirëpo kjo ka sjellë edhe përplasjen me SHBA-në e pozicionuar krah Ukrainës, ku herë pas here deklaratat e Biden ndaj Putin kanë qenë të ashpra.
Po siç, duket marrëdhëniet Rusi-SHBA nuk kanë qenë kaq të ftohta. Këtë e dëshmon një video-arkivë, e cila daton në vitin 2008.
Në këtë video lideri rus së bashku me Presidentin e asaj kohe të SHBA-së, George Ë.Bush shfaqen duke kërcyer këngë të folkut rus në Soçi të Rusisë. Kjo video është shpërndarë sërish ditët e fundit dhe po qarkullon me shpejtësi në rrjet.
Gjatë vitit 2008 Presidenti Bush zhvilloi një vizitë zyrtare në Rusi dhe ky ka qenë takimi i fundit i tyre si krerë të SHBA-së dhe Rusisë.