Fadromat kanë mbërritur në mesditë në ambientet e një hoteli për ta shembur atë, por pronari i biznesit ka kërcënuar se do të vetëvritet.
Ai ka hipur mbi çatinë e godinës dhe ka marrë dhe fëmijën me vete.
Ndërkohë të tjerë persona janë duke qëndruar brenda hotelit dhe kundërshtojnë prishjen e objektit.
Në videot që ka siguruar gazetari i Panorama, shihen qytetarët teksa i drejtohen policëve me shprehjet:
“Nuk jemi serbë ne o çuna”. “Trup nuk u vjen, ka fëmijë atje sipër?” “Po shkatërroni një familje. Ka nevojë për qetësi ai fëmija atje”. “Ishalla ua bëjnë dhe familjeve tuaja”, “është çështje kohe të jeni të sigurt, ta shikoni si do ndiheni”.
Efektivët kanë krijuar një kordon rreth hotelit dhe nuk lejojnë qytetarët e tjerë të afrohen brenda tij.