Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet në Barcelonë për ndeshjen me Gjeorgjinë. Janë stërvitur me ngarkesë të plotë vetëm lojtarët që nuk luajtën me Spanjën. Për të përshpejtuar procedurat trajneri i Kombëtares doli paraditen e kësaj të henë në konferencën për shtyp ku u shfaq i kënaqur nga paraqitja me spanjën
Edoardo Reja: Skuadra po bën paraqitje të mirë. Jam i kënaqur për rritjen dhe atë çka po bëjmë. Kemi mangesi në përqëndrim dhe në finalizimin e aksioneve por tashmë na duhet të përmirësojmë këto gjërat e vogla që na mungojnë.
Edhe ndaj Gjeogjisë, italiani ka bindjen se futbollistët do të bëjnë më të mirën.
Edoardo Reja: Duhet të provojmë sa më shumë lojtarë dhe me kundërshtarë të rëndësishëm në mënyrë që të shohim cilësinë e të gjithëve. Gjeorgjia është ekip i fortë i organizuar dhe teknik. Nga ne nuk do të ketë uljë të ritmit pasi do ta luajmë si ndeshje zyrtare
Megjithëse tekniku është i kënaqur, në rradhët e skuadrës ka një lloj
Berat Gjimshiti: Zhgënjim ndaj Spanjës. Ishte moment historik për kombëtaren shqiptarë. Ishim të gjithë të mërzitur.
Në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë do të mungojë Keidi Bare, i cili ka pasur një tërheqje muskulore. Ivan Balliu është rikthyer në klubin e tij Rayo Vallecano për të marrë dozën e tretë të vaksinës anticovid. Nuk do të jetë as sulmuesi Myrto Uzuni. Pas kërkesës së Granadas që këtë fundjavë do të përballet pikërisht me Rayo Vallecano.
Trajneri Reja do të jetë më i lirshëm t’u japë mundësinë disa futbollistëve të tjerë. Mendohet që në portë do të rikthehet Strakosha. Në qendër të mbrojtjes mund të provohet Bajrami ose Prenga. Në mesfushë do të ketë një mundësi për të riun Kristjan Asllani, që do të jetë në repart me Çekiçi dhe Gjasulën. Në sulm sërish Broja por do të ketë minuta edhe për Rey Manaj dhe Giacomo Vrionin.