Gjykata merr vendimin për Denisin, tmerrin e vajzave

Gjykata e Tiranës ka dhënë ditën e sotme vendimin për shtrimin në spitalin psikiatrik të Denis Telos, 30-vjeçarit i cili pak ditë më parë dhunoi dy motra në kryeqytet.
Ai u arrestua pas sulmit brutal ndaj dy aktivisteve të Organizatës Politike, Mirela dhe Albina Ruko.

Denis Telo është pikasur në disa raste, edhe përmes pamjeve filmike, se dhunon vajzat në rrugët e kryeqytetit, dhe deri dje ishte lënë i lirë nga ana e policisë, pavarësisht dhjetra denoncimeve edhe në rrjetet sociale.

Madje ndaj tij u protestua përballë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Loading...