Mot i furishëm dhe dallgë gjigande, Porti i Durrësit nxjerr njoftimin e rëndësishëm!

Autoriteti Portual Durrës njofton të gjithë pasagjerët se si pasojë e motit të keq që pritet të godasë vendin tonë, nga sot deri më 1 prill, janë pezulluar lundrimet. Nisjet drejt Barit në datat 30 dhe 31 mars janë pezulluar dhe udhëtarët këshillohet të marrin rimburism ose të riplanifikojnë biletat.

“Autoriteti Portual Durrës, njofton pezullimin e përkohshëm të lundrimeve nga Durrësi drejt Barit, sot dhe nesër (dt. 30. 03. 2022-31. 03. 2022), si pasojë e motit të keq që pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut. Pas marjes së njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme Detare mbi përkeqësimin e motit jemi në komunikim të vazhdueshëm me Kompanitë e trageteve, për njoftimin në kohë të udhëtarëve që kanë rezervuar udhëtimin e tyre për dt. 30.03.2022-31.03.2022.

Kapiteneria e Portit të Durrësit sqaron se si rezultat i erave të forta me drejtim JUG-JUGPERËNDIM dhe JUG-JUGLINDJE në datën 30 mars 2022 deri më datën 1 prill 2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë i paqëndrushëm.

Shpejtësia e erës do të shkojë deri në 20m/s , lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 dhe forca e detit shkon 5-6 deri 7-8 ballë, duke u bërë pengesë për lundrimin e trageteve. Kushtet e motit përmirësohen në datën 1 prill 2022, pas orës 22:00. Për çdo paqartësi, ju ftojmë të vizitoni ëebsite tonë zyrtar www.durresport.al”

Loading...