Kremlini publikon detaje nga biseda e Putinit me Macron! Ja çfarë premtoi Presidenti rus

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një bisede telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron.
“Bombardimet në Mariupol do të ndalojnë kur ushtria ukrainase të dorëzohet”, kështu ka deklaruar presidenti i Rusisë Vladimir Putin.

Këtë e ka bërë të ditur Kremlini me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat. Ndërkohë nga ana e saj, Presidenca franceze thotë se lideri rus ka rënë dakord të shqyrtonte planet për evakuimin e civilëve nga qteti.

Sipas BBC, zyrtarët nga pallati Elyseé i Francës e quajtën situatën në qytet “katastrofike” dhe shtuan se “popullatat civile duhet të mbrohen dhe duhet të largohen nga qyteti nëse dëshirojnë. Ata duhet të kenë akses në ndihma ushqimore, ujë dhe ilaçe që u nevojiten”.

Franca, së bashku me Turqinë, Greqinë dhe disa grupe humanitare, i kanë paraqitur Putinit një plan për të evakuuar qytetin.

Zyrtarët shtojnë se Putin i tha Emmanuel Macron se ai do të “mendojë” për propozimin.

Loading...