Deputeti i PS, Arben Pëlllumbi hodhi sot poshtë mundësinë që zhvillimet e fundit politike të sjellin zgjedhje të parakohshme në vend.
I pyetur mbi mundësinë e riformatimeve në qeveri Pëllumbi tha: “Ky është tagër i kryeministrit.
Ai vet në zbatim të programit, të objektivave, shikon nëse po ecet në ritmin e duhur apo jo. Besoj që e gjykon saktë. Askush s’është i pazëvendësueshëm në qeveri. Ndryshimi është i mirëpritur”.
Deputeti socialist tha se në 9 prill do të bëhet një kongres ndryshe, i hapur për t’u dëgjuar nga një gamë më e madhe njerëzish.
Loading...