Në ditën e tij të lindjes, aktori i njohur amerikan Paul Herman, ka ndërruar jetë. Herman, i cili u shfaq në “The Sopranos” dhe “Goodfellas”, u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare.
Sipas mediave të huaja, ende nuk është konfirmuar shkaku i vdekjes, por mendohet se ka ardhur nga shkaqe natyrore.
19th Annual Critics’ Choice Movie Awards Backstage And Audience
Ishte miku i tij Michael Imperioli, i cili dha lajmin e largimit nga jeta, ndërsa e përshkroi Hermanin si “thjesht një njeri të madh”.
Aktori u shfaq gjithashtu në “Once Upon a Time in America”, “Silver Linings Playbook”, “Cop Land”, “Analyze That”, “American Hustle” dhe epikën e krimit të Martin Scorsese “The Irishman” së bashku me fituesin e çmimit Oscar Robert DeNiro.