Kriza energjetike/ Rama: Po bëhet studim për familjet e pasura! Kush ka më shumë do të paguajë më shumë!

Teksa vendi po përballet me një krizë energjetike, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Ministria e Ekonomisë po zhvillon një studim për familjet e pasura.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë sqaron se ky studim po bëhet për të parë mundësinë që të bëhet një ndarje e përkohshme e familjeve që mund të paguajnë më shumë për faturën e energjisë elektrike.

Rama thekson se ata që kanë më shumë, duhet të paguajnë më shumë për energjinë elektrike.

“Ndërkohë ministria po bën një studim për familjet e pasura, jo për të rikthyer fashat e tmerrshme që na çuan në katastrofë totale dhe na lanë në buzë të humnerës në vitin 2013 për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në energjinë elektrike” – tha Rama.
Duke u ndalur në pasojat që ka sjellë lufta në Ukrainë, Rama tha se edhe Gjermania, si një prej vendeve më të fuqishme në Europë, po përgatitet për një skemë për të reduktuar furnizimin me gaz të familjeve.

“Duke vazhduar me pikat e tjera, do thosha që është shumë e rëndësishme sot që ne të biem dakord me faktin se jemi midis një kolektivi vendesh, Europë e më gjerë që prekemi nga një luftë që ka nisur në Europë.

Një agresor ushtarak nga Rusia në Ukrainë. Çdo dalje këtu dhe në ekrane për të mohuar këtë, nuk i bën nder askujt.

Është realisht e pandershme dhe pa nder sepse fakti është që e gjithë bota është në këtë situatë, jo veç Europa. Por edhe Australia. Këtu dua t’i kthehem atij momenti që dola dhe lajmërova se po hynim në një fazë kritike përsa i përket nevojës për energji elektrike.

Dolët dhe të gjitha i thatë, por të vetmen gjë që duhej thënë nuk e thatë. Që kjo ishte e vërteta, ishte një fakt. Kriza energjetike filloi përpara luftës, kur askujt nuk i shkonte ndërmend se do vinte lufta. Kriza energjetike sponsorizoi nga faktori që solli luftën.

Tani jemi në kushtet kur nuk flitet më për çmime. Jo më larg se mbrëmë, ministri i ekonomisë gjermane lajmëroi se qeveria do prezantojë kufizimin e shtetit me gaz. Gjermania po përgatit planin për kufizimin me gaz të familjeve.

Kriza ka arritur të prekë dhe të krijojë një problem në një prej vendeve më të fuqishme. Kur e lajmëruam atë që po vinte dhe thamë se do marrim masat përkatëse, as që nuk e imagjinonim që çështja do komplikohej më tepër. Ja ku jemi sot. Kriza energjetike është në një kulm të cilin bota e konsideron të ngjashëm me krizën e vitit 1974.

Nuk e dinim se çfarë ndodhte në atë kohë. Ne i qëndrojmë asaj që kemi vendosur të bëjmë. Nuk do e rrisim çmimin e energjisë elektrike” – tha Rama.

Loading...