U mbyll Top Story? Top Channel reagon menjëherë më pas fshin postimin…

Top Channel ka reaguar pasi në rrjet qarkulloi njoftimi se është mbyllur Top Story dhe emisionet e fundit do të transmetohen në media të tjera.

“Emisioni nuk është mbyllur. Ka lindur në tetor të 2006, jo në 2018. Javën e ardhshme kthehet ku i takon. Emisioni nuk do të mbyllet me drejtim të ri dhe me misionin e së vërtetës dhe jo të gjobave”, u tha në edicionin e lajmeve.

Më parë, në reagimin e stafit të emisionit që kishte reaguar me një postim në faqen zyrtare të Facebook që tashmë është mbyllur, shkruhet po ashtu se është kryer anulimi i transmetimit të emisionit të përgatitur nga Top Story: ‘Oligarkët e Rilindjes Urbane’, në mënyrë të pashpjegueshme.

Ky investigim nxirrte në pah problemet, abuzimet dhe korrupsionin në ndërtimin e qendrave të qyteteve në 8 vitet e fundit.

Njoftimi i Top Story në Facebook që më pas u zhduk:
Top Channel mbyll Top Story!

Me keqardhje njoftojmë publikun, se emisionit investigativ TopStory, i duhet të ndërpresë transmetimin në televizionin kombëtar Top Channel.

Ditën e djeshme, e mërkurë 30 mars 2022, në mënyrë të pashpjegueshme, është njoftuar stafi për anulimin e emisionit me temë “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, edhe pse promo kishte tre ditë që ishte transmetuar në Top Channel.

Ky investigim nxirrte në pah problemet, abuzimet dhe korrupsionin në ndërtimin e qendrave të qyteteve në 8 vitet e fundit. Në fakt prej disa muajsh, stafi i Top Story është ndjerë nën presion nga drejtuesit, duke nisur që në mënyrën e trajtimit të temave, largimin nga detyra të autorit të emisionit, ndëhyrjet në linjën editoriale, e deri në censurimin e emrit të emisionit”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Loading...