Anila Hoxha nxjerr prapaskenat e arrestimit të ish-deputetit të PS-së: ‘U fshehët si struci para Alqi Bllakos’

Gazetarja Anila Hoxha ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me arrestimin e ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako, për përfshirjen e tij në aferën e inceneratorëve.
Hoxha shkruan se Policia e Shtetit sërish nuk e ka të flotë njoftimin e saj për vetëdorëzimin e Alqi Bllakos dhe rendit disa fakte të rëndësishme.

Postimi i plotë:

6 fakte kokëfortë!

Fakt

Alqi Bllako nuk u gjet në banesë kur policët me vendim në dorë shkuan për ta arrestuar.

Fakt

Policia u kthye duar bosh, e turpëruar gjatë atyre orëve kur nuk pati kurajo dhe u fsheh siç e bën përherë kur NUK ka çfarë thotë. Kur nuk pranon se ka dështuar dhe fshihet si struci.

Fakt

Vendimi për Alqi Bllakon u dha pak para mbarimit të orarit zyrtar.

Fakt

Alqi Bllako u vetëdorëzua rreth orës 2 të mëngjesit dhe në ato momente ishte i kërkuar. I pagjetur.

Fakt

Njoftimi zyrtar i policisë është gjysëm i vërtetë ashtu si shumë gjysma të vërtetat që referon ngahera ky institucion në ato aksionet propogandistike

Fakt

Ky status nuk shkruhet për të shpëtuar kolegët që raportuan dje në kushte terri informativ, ndonëse ka prokuror të medias, gjyqtar të medias, tre zyra shtypi policie, POR për të treguar se përse ju kolegë të dashur duhet t’i mësoni ATA se telefonit të tyre nuk u bihet për gazetari protokollare dhe se nuk bëhet lajm çdo konferencë drejtori apo parakalim shefi. Ky status shkruhet për tu thënë atyre #brravocuna , jeni njësha.

Aman nxirreni Renean sot se është një prill dhe mund të kryejnë ndonjë kontroll xhepash sa për t’iu zbardhur faqen dhe kësaj radhe.

Loading...