Gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha, ka publikuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një foto me avokatin e ish-deputetit Alqi Bllako.
Gazetari thotë se Sokol Hazizaj ka qenë me të pak para mesnatës, ndërkohë që në rrjetet sociale avokati ka publikuar një “story” nga avioni.
“Mbani frymen njerez…. Foto taze me juristin e njohur Sokol Hazizaj, njekohesisht dhe avokatin e deputetit socialist Alqi Bllako….
Po vrasim mendjen nese Alqi ka ikur me traget nga Durresi, apo me monopat nga mali…. Me duket se Visit kete radhe, i ngelen dy paketat ne xhep…”, shkruan Hoxha.
Policia me urdhër të SPAK ka kërkuar dje ish-deputetin e PS për ta arrestuar, por ai duket se ëhstë larguar nga Shqipëria. Në shtëpinë e tij te “Rruga e Elbasanit” kanë shkuar efektivët e “1-shit”, por Alqi Bllako nuk është gjetur aty. Disa media kanë raportuar prej mbrëmjes së ish-deputeti është arratisur në Dubai.