Blanche, Stela, Stenly, Mic dhe doktori janë personazhet e luajtura me mjeshtëri nga aktorët super të talentuar , Loredana Gjeçi, Eliona Thomaraj, Astrit Mamaj , Roland Minga, Vladimir Abilaliaj nën regjinë e mjeshtrit Besnik Aliaj.
E kështu ” Autobusi i rrangallë i pasioneve të cmendura ” mbêrriti sot në destinacionin final për të ardhur nesër e në tre ditët në vijim pēr publikun vlonjat në teatrin ” Petro Marko”.
Njè shfaqje e cila përcjell një mesazh edhe sot shumë aktual :
FEMRËN në të gjitha dimensionet e veta, në bukurinë, brishtësinë, por edhe përdhosjen, paragjykimin i cili ende sot vijon të jetë prezent në shoqërinë tonë.
E kështu Blanche e bukur, femërore, e brishtë arrin të dashurojë sërisht, por e shkuara e saj vijon ta përndjek, e braktisur nga familja e dhunuar ajo vendos të largohet e vetme për të rinisur sërisht, këtë herë më e fortë se kurrë! Mos e humbisni, 1 , 2, 3 prill.