Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur këtë mbrëmje se nuk e pranon lobimin dhe deri sa Antony Blinken të jetë në detyrë nuk do të shkelë në Amerikë.
Si do të fitohet lufta me amerikanët?
Berisha: Ka vetëm një përgjigje, “AND-shqiptare” për 3 nivelet. Ditën që e kam nisur këtë betejë nuk e kam menduar kurrë se cila do të ishte mbështetja. Ka shqiptarë të cilët betejën për dinjitet e konsiderojnë jetike, kam qenë kryetar shteti dhe më është cenuar dinjiteti në formë mafioze pa asnjë fakt.
Kjo sepse Rama sulmoi Trump duke e quajtur turp të qytetërimit, edhe Soros organizoi një kryqëzatë deklaratash në CNN kundër tij dhe unë e denoncova në atë kohë. Unë kërkova dhe shpalljen non grata të Soros, me zë dhe figurë.
As që e pranoj lobimin sepse kam hedhur në gjyq për shpifje dhe sa të jetë në detyre Blinken unë nuk do shkel në atë tokë.