Qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës për ‘Sheshin e Flamurit’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter për deklaratat e bëra nga Komisioni i Rithemelimit, të cilët me ironi i quan “foltorexhinjtë e Vlorës”, lidhur me projektin e Sheshit të Flamurit. “U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit! Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar megjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re!”, thekson Rama.
Kryeministri Edi Rama në Twitter: Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar megjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re!

Loading...